Inxhinier Kostoist

Not Interested
Bookmark
Report This Job

profile Job Location:

Rrethi i Tiranës - Albania

profile Monthly Salary: Not Disclosed
profile Experience Required: 4-5years
Posted on: 30+ days ago
Vacancies: 1 Vacancy

Job Summary

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.



Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane sot Grupi është i pranishëm në 11 vende Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Maqedoninë e Veriut Mal të Zi Zvicër Kroaci Holandë SHBA dhe Kanada. BALFIN një grup i larmishëm aktiv në pasuri të paluajtshme shitje me shumicë dhe pakicë sistemin bankar menaxhim asetesh turizëm arsim dhe logjistikë punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Inxhinier Kostoist në kantier

Departamenti: Kostove Raportimit dhe garantimit të Cilësisë

Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës dhe të punimeve shtesë.

Requirements

  • Përgatitja e Situacioneve mujore librezës së masave analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve.
  • Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventarët gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve së bashku me CM PT IK;
  • Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
  • Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimore;
  • Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv;
  • Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
  • Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
  • Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;


Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.


Kualifikime të tjera:


  • Eksperiencë si inxhinier preventivues/kostoist mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos se ndertimit në kompanitë e ndërtimit;
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter AUTOCAD;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre.




Afati i dorëzimit: 06/11/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.




Benefits

Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidencia...
View more view more

Company Industry

IT Services and IT Consulting