Inxhinier Cilësie

Not Interested
Bookmark
Report This Job

profile Job Location:

Bashkia Vorë - Albania

profile Monthly Salary: Not Disclosed
Posted on: 30+ days ago
Vacancies: 1 Vacancy

Job Summary

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.





Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane sot Grupi është i pranishëm në 11 vende Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Maqedoninë e Veriut Mal të Zi Zvicër Kroaci Holandë SHBA dhe Kanada. BALFIN një grup i larmishëm aktiv në pasuri të paluajtshme shitje me shumicë dhe pakicë sistemin bankar menaxhim asetesh turizëm arsim dhe logjistikë punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Inxhinier Cilësie (QA/QC)

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Vlorë/Palasë


Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.



Requirements

  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
  • Të përmirësojë dhe implementojë procedurat e kompanisë;
  • Ndjekjen dhe auditimin e çdo departamenti për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
  • Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH. Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit procesin
    e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjate zbatimit të punimeve;
  • Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
  • Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt;
  • Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:

Të ketë eksperiencë pune në Punime Civile (punime ndërtimi dhe përfundimi);
Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft
Office etj.).


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre.


Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


Afati i dorëzimit: 31/10/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.



Benefits

Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.


Required Skills:

Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi. Kualifikime të tjera: Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo me pak se 10 vjet; Aftësi shumë të mira menaxhuese organizative planifikuese projektuese dhe komunikuese; Aftësi për të lexuar analizuar dhe shpjeguar projektet korrespondencat e biznesit kontrata procedurat dhe manualet teknike; Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi; Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim përgatitje raportesh etj. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh); Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës; Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD EXEL MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidencia...
View more view more

Company Industry

IT Services and IT Consulting