Specialist i Lartë Finance

Not Interested
Bookmark
Report This Job

profile Job Location:

Tirana - Albania

profile Monthly Salary: Not Disclosed
profile Experience Required: 5years
Posted on: Yesterday
Vacancies: 1 Vacancy

Job Summary

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.





Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane sot Grupi është i pranishëm në 11 vende Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Maqedoninë e Veriut Mal të Zi Zvicër Kroaci Holandë SHBA dhe Kanada. BALFIN një grup i larmishëm aktiv në pasuri të paluajtshme shitje me shumicë dhe pakicë sistemin bankar menaxhim asetesh turizëm arsim dhe logjistikë punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro sipas të dhënave të vitit 2023.



Pozicioni: Specialist i lartë Finance

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Zyra Qëndrore



Përmbledhja e Pozicionit:

Specialisti i Lartë i Financës ndjek dhe përgatit raportimet financiare mujore të projekteve ndërtimore duke siguruar përputhshmëri me IFRS dhe legjislacionin fiskal. Roli përfshin monitorimin e ecurisë financiare të projekteve inventareve cash flow-t si dhe asistimin në mbylljen e bilanceve auditime dhe raporte menaxheriale.



Requirements

  • Ndjek dhe përgatit raportimet mujore financiare të lidhura me projektet e shoqërisë;
  • Përgatit dhe monitoron raportime të ndryshme financiare përfshirë:
    - Raportime sipas standardeve IFRS
    - Raportimin e aseteve të shoqërisë
    - Deklarimet e librave të blerjes dhe shitjes
    - Monitorimin e koeficientit të kreditimit të TVSH-së
  • Analizon rezultatet e inventarit të aseteve dhe materialeve të projekteve qe ndjek.
  • Koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit për materialet e projekteve qe ndjek.
  • Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore
  • Asiston në ndjekjen dhe përmbushjen e kërkesave të auditorëve gjatë procesit të auditimit.
  • Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare deri në dorëzimin tek investitori duke përfshirë:
    - Kontabilizimin e veprimeve në sistem
    - Shkarkimin e magazinave
    - Analizën e inventarit të projektit
  • Kontrollon dhe analizon shpenzimet suplementare të projektit
  • Ndjek raportet e progresit dhe monitoron ecurinë financiare të projektit
  • Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve ndertimore qe ka ne ngarkim në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me Legjislacionin Fiskal ne Fuqi;
  • Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes TVSH tatim ne burim;
  • Rakordon dhe kontrollon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme ne menyre periodike;
  • Krijon Koordinon dhe Monitoron raporte qe gjeneron departamenti i finances ne perputhje me kerkesat e menaxhimit te shoqerise;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit sugjeron përmirësime per procedurat ekzistuese ne funksion te punes dhe rritjes se efikasitetit.
  • Pergatit dhe analizon cash flow-n e shoqerise ne menyre periodike.
  • Kontrollon ne menyre te detajuar shpenzimet dhe te ardhurat mujore te realizuara.
  • Ndjek procesin e inventarit te Aseteve si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik per asetet e shoqerise.
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik te artikujve te magazines
  • Bashkëpunon me auditoret e shoqerise gjate proceseve audituese.
  • Asiston ne pergatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore.
  • Asiston ne pergatitjen e buxheteve vjetore si dhe planeve të biznesit.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare preferohet ne nivel Master ne deget Finance/ Kontabilitet


Kualifikime të tjera:


  • Minimumi 5 vite përvojë në fushën e financës/kontabilitetit.
  • Njohuri të avancuara të kontabilitetit financiar dhe raportimit sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)
  • Njohuri të mira të legjislacionit fiskal (TVSH tatim në burim tatim fitimi)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Aftësi të mira komunikuese dhe raportuese
  • Punë efektive në ekip dhe bashkëpunim ndërfunksional
  • Aftësi për të menaxhuar situata komplekse
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • I/E orientuar drejt identifikimit ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjeve dhe problematikave
  • Njohuri në përdorimin e sistemeve finaniare (psh. Navision)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në nivel profesional
  • Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi (preferohet)


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në link.



Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.



Afati i dorëzimit: 24/01/2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.




Benefits

Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidencia...
View more view more

Company Industry

IT Services and IT Consulting

Key Skills

  • Cobol
  • Financial Services
  • Financial Concepts
  • Accounting
  • Banking
  • Cloud Computing
  • Securities Law
  • Middleware
  • Financial Analysis
  • CPT Coding
  • Epic
  • Financial Management