Enter a job title or keyword

Inxhinier Kostoist


Job Location:

Tirana - Albania

Monthly Salary: Not provided by the employer
Experience Required: 4-5years
Posted: 15 September 2026 (7 days ago)
Application Deadline: 13 December 2026
Vacancies: 1 Vacancy

Job Summary

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 sot Grupi operon në Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Kroaci Maqedoninë e Veriut Zvicër Mal të Zi Holandë Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë përfshirë bankat zhvillimin e pasurive të paluajtshme tregtinë me shumicë dhe pakicë menaxhimin e aseteve turizmin logjistikën arsimin dhe argëtimin.


Me rreth 5500 profesionistë të punësuar BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit stabiliteti financiar inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.



Pozicioni: Inxhinier Kostoist

Departamenti: Teknik Njësia Kostos

Vendndodhja: Zyrat Qëndrore Tiranë



Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen periodike të kostove të objekteve hartimin e preventivave përcaktimin dhe analizën e çmimeve për zërat përkatës si dhe vlerësimin e kostove të punimeve shtesë.



Requirements
  • Përgatitjen e situacioneve mujore librezave të masave dhe analizave të çmimeve duke përfshirë kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve. Hartimin e situacioneve për punimet e realizuara nga vetë kompania dhe përgatitjen e analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
  • Kryerjen e rakordimeve mujore me Departamentin e Financës për inventarët gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përgatitjen dhe hartimin e preventivave dhe analizave të çmimeve për punimet e realizuara nga kompania.
  • Kontrollin e preventivave dhe çmimeve të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit.
  • Ndjekjen dhe kontrollin periodik të kostos së projekteve gjatë fazës së ndërtimit në bashkëpunim me Drejtuesin e Projektit dhe Inxhinierin Civil.
  • Përgatitjen e preventivave për paketat tenderuese.
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve në përputhje me çmimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
  • Ndjekjen e ndryshimeve në legjislacion dhe në publikimet zyrtare lidhur me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
  • Monitorimin e çmimeve të tregut të ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe raportimin e gjetjeve tek Drejtuesi i Projektit për për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në preventiv.
  • Asistimin në përgatitjen e buxheteve mujore raporteve të progresit dhe Cash Flow të punimeve.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinier Ndërtimi.


Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë si Inxhinier Kostoist/ Preventivues në projekte ndërtimi civil dhe industrial.
  • Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë në përgatitjen analizimin dhe kontrollin e kostove të ndërtimit në kompani ndërtimi.
  • Të ketë aftësi për tu përshtatur me teknologjitë metodat dhe kërkesat e reja në fushën e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri mbi çmimet dhe kostot e ndërtimit përfshirë çmimet minimale fiskale të aplikueshme për lloje të ndryshme objektesh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese si dhe të jetë i aftë të punojë efektivisht në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike të nevojshme për pozicionin veçanërisht AutoCAD dhe programet bazë të Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi për të analizuar situatat për të sugjeruar zgjidhje praktike dhe për të marrë vendime të përshtatshme.


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në deri më datë 28.09.2026


Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.



Benefits
  • Paketë tërheqëse përfitimesh duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.