Enter a job title or keyword

Inxhinier Gjeodet (Infrastrukturë)


Job Location:

Vlorë - Albania

Monthly Salary: Not provided by the employer
Experience Required: 4-5years
Posted: 17 July 2026 (30+ days ago)
Application Deadline: 14 October 2026
Vacancies: 1 Vacancy

Job Summary

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 sot Grupi operon në Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Kroaci Maqedoninë e Veriut Zvicër Mal të Zi Holandë Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë përfshirë bankat zhvillimin e pasurive të paluajtshme tregtinë me shumicë dhe pakicë menaxhimin e aseteve turizmin logjistikën arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5500 profesionistë të punësuar BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit stabiliteti financiar inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.


Pozicioni: Inxhinier Gjeodet (Infrastrukturë)
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast Palasë


Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë punimeve topo-gjeodezike në objekte inxhinierike punime speciale gjeodezike rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kontrollon dhe siguron zbatimin e projektit sipas lejes së miratuar të ndërtimit;
Kryen rilevime topografike në funksion të mbarëvajtjes së projektit;
Ndjek nga afër punimet e ndërtimit duke siguruar zbatimin sipas projektit;
Përgatit dokumentacionin pas ndërtimit (as-built);
Ndërton dhe mirëmban bazamentin gjeodezik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit;
Kryen llogaritjen dhe krahasime të volumeve paraprake përpara fillimit të punimeve;
Kontrollon dhe përpilon librezat e masave dhe situacionet për pënimet e gërmimit dhe të mbushjes;


Requirements
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare dega Gjeodezi.

Kërkesat e pozicionit:
Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3DCAD EXCEL);
Të punojë me Total Station & GPS;
Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
Natyrë energjike dhe me iniciativë;
Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
Aftësi për të punuar në skuadër.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link.
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.


Afati i dorëzimit: 31.07.2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.



Benefits
Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse duke përfshirë një shpeërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.


Required Skills:

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare dega Gjeodezi . Kualifikime të tjera: Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo me pak se 10 vjet; Aftësi shumë të mira menaxhuese organizative planifikuese projektuese dhe komunikuese; Aftësi për të lexuar analizuar dhe shpjeguar projektet korrespondencat e biznesit kontrata procedurat dhe manualet teknike; Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi; Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim përgatitje raportesh etj. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh); Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës; Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD EXEL MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)


Required Education:

University Degree in Geodetic Engineering.